Showbiz

Robert Berisha, Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo më në fund sjellin projektin e shumëpritur

Pak ditë më parë Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ku ka zbuluar se do të vinte me një bashkëpunim shumë të veçantë muzikor pjesë e të cilit janë Eneda Tarifa dhe Kastro Zizo.

Treshja janë bërë bashkë për të risjellë versionin më të ri të këngës së famshme popullore “Çuna dhe Goca”. Në klipin e publikuar vetëm pak orë më parë Eneda shfaqet e veshur si një nuse, Kastro si një austronaut ndërsa Roberti si një dhëndër.

Teksa të gjithë i këndojnë gocave dhe çunave në dasmën e tyre të veçantë ka vetëm momente qesharake dhe argëtuese që secili prej tyre ofron.

Ky projekt jo vetëm që është pritur mjaft mirë nga publiku por ka rrëmbyer zemrat e tyre duke i kthyer pas në kohë.