Showbiz

Robert Berisha: “Shqiptarët e vërtetë nuk kanë frikë nga Koronavirusi”

Nëpërmjet një postimi në Insta Story këngëtari i njohur Robert Berisha ftoi të gjithë fansat që të merrnin pjesë në koncertin e tij pasi shqiptarët e vërtetë nuk i tremben Koronavirusit.

Thirrja e tij ka ardhur pak kohë pasi shteti mori masa dhe u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi derisa rreziku të ketë kaluar. Së fundmi ai ka qenë jasht shtetit së bashku me menaxherin e Tayna, Ronor hykolli dhe pasi janë kthyer nga Stambolli janë karantinuar me detyrim.

Ata u vendosën në Qendrën e Studentëve e cila shërben si karantinë, raporton “Prive.al”. Roberti gjithashtu ka postuar një video ku ankohet për mungesën e kushteve në dhoma që lënë shumë për të dëshiruar.