Celebrities Gossip Showbiz

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham bëhen prindër për herë të dytë!

Rosie Huntington-Whiteley dhe partneri i saj aktori i njohur Jason Statham janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze. Ka qenë vetë modelja që ka konfirmuar lajmin me një foto të ëmbël të vogëlushes në rrjetin e saj social Instagram, në karrocë, duke treguar që vajza ka lindur në 2 shkurt. Rosie gjithashtu shkroi që emri i vajzës është Isabella James Statham.

Rikujtojmë se Rosie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fund të gushtit 2021 përmes një selfie në Instagram, në të cilën ajo tregonte barkun e rrumbullakosur. Kujtojmë që çifti ka dhe një djalë katër vjeçar, Jack Oscar. Çifti është fejuar në vitin 2016 dhe së bashku kanë që prej vitit 2010.

Në një intervistë për “The Sun”, sjellim në vëmendje se modelja bukuroshe ka shprehur më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me aktorin e “Fast and Furious”. Sipas saj ai është mbrojtësi i saj më i madh, si dhe i është bërë mentor gjithashtu. Rosie është shprehur duke thënë se janë të dy tipa mjaft ambiciozë dhe se janë shumë të emocionuar për jetën që kanë. Rosie e cilësoi aktorin si mbrojtësin e saj më të madh dhe se do të dëshironte që edhe partneri i saj të mendonte të njëjtën gjë për të.

Sipas saj të gjithë e njohin shumë të ashpër por ai ka dhe një natyrë të butë që nuk e shfaq shpesh, por ai i ka qëndruar gjithmonë në krah në çdo vendim që ajo ka marrë. Ata fillimisht kanë jetuar në Malibu, në një rezidencë 14 milion paundësh, ama tashmë janë rikthyer duke jetuar në Britaninë e Madhe pasi dëshira e tyre ishte që fëmijët të rriteshin në vendin e prindërve të tyre.