Bota

Rritet mosha e përdorimit të skuterit elektrik në Francë!

Së fundmi qeveria franceze vendosi që moshën e përdorimit të skuterit elektrik ta rrisë nga 12 në 14-vjeç. Ministri i Transportit, Clement Beaune në një deklaratë për mediat njoftoi rregulloren e re që do të hyjë në fuqi për monitorim më të mirë të përdorimit të skuterëve elektrikë në vend. Sipas tij, mbi 2 milionë francezë posedojnë skuterë elektrikë, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rritjen e aksidentëve me rritjen e numrit të këtij mjeti.

Ai njoftoi se me vendimin që për kohë të shkurtër do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, mosha e përdorimit të skuterëve elektrikë do të rritet nga 12 në 14-vjeç. Beaune tha se gjoba në rast se dy persona hipin në këto mjete do të rritet në 135 euro, duke shtuar se nga çdo 5 aksidentë në Paris një ndodh për shkak se 2 persona hipin në skuterë elektrikë.

Metropolet moderne, përtej avantazheve të tyre, kanë edhe problematika të theksuara. Nje prej tyre është mungesa e parkimit. Diçka që mund të shndërrohet në një makth te përditshëm për miliona persona. Por tani një shpikje nga Universiteti i Tokios mund ta zgjidhë pjesërisht ketë problem. Japonezët kanë shpikur Poimo, një scooter që mund të shkoj deri në 15 kilometra në orë për rreth 90 minuta.