Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj zbulon mesazhin që i nis ish-bashkëshortit: Je më i miri si…

Rudina Dembacaj është një ndër emrat më të dashur dhe njëkohësisht më të kritikuar në media pas ndarjes së saj nga bashkëshorti.

Mirëpo, e gjithë kjo situatë nuk i bën përshtypje Rudinës, pas  celebrimit të saj me ish-deputetin Mark Frroku, Rudina poston ende foto me ish-bashkëshortin.

Ajo është nënë e një vajze, Viktorias të cilën e ka nga martesa e parë me ish- bashkëshortin Aleksander Varfaj.

Për hir të vajzës së saj Rudina ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë  dhe shembullore me Aleksandërin.

Së fundmi ajo i ka bërë reklamë në Instagramin e saj Aleksandrit duke e quajtur më të mirin në punën e tij si mekanik makinash.

The best. -shkruan ajo mbi foton e timonit të makinës së saj.

Kujtojmë se, në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij dhe bënë celebrimet në fillim të këtij viti.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.