Showbiz

Russell Crowe ju mëson ‘Artin e Ndarjes’, aktori hap ankand që të paguajë divorcin

Russell Crowe është një nga të vetmit personazhe në Hollywood veprimet dhe jeta e të cilit janë krejtësisht të paparashikueshme.

Vetëm pak javë më parë aktori gjatë një interviste konfirmoi se ndihej shumë i lumtur me martesën e tij ndërkohë që vetëm pak orë më parë zbuloi se do të divorcohej.

Ai jo vetëm që nuk është i trishtuar për dështimin e martesës së tij por u ka mësuar të gjithëve se si të kenë një divorc pa strese dhe shpenzime.

Për të paguar divorcin nga gruaja e tij, 53-vjeçari më 7 prill do të hapë një ankand ku do të nxjerrë në shitje çdo send martesor gjithashtu ato të karrierës së tij kinematografike. Këtu përfshihen objekte të ndryshme të përdorura në setet e xhirimeve, veshje, koleksione, akesorë, unazën e martesës që i ka dhuruar bashkëshortes me vlerë 100 mijë dollarë si edhe armaturën e famshme të gladiatorit.

Objektet që do të dalin në ankand kapin një vlerë prej 2.7 deri në 3.6 milionë dollarë. Ankandi në mënyrë ironike do të quhet “The Art of Divorce” dhe do të administrohet nga kompania e ankandeve “Sotheby’s. Arsyeja përse ai do të mbahet me 7 prill është për shkak se kjo datë është shumë e rëndësishme për Russell pasi përkon me ditëlindjen e tij, ditën e martesës dhe tashmë edhe atë të divorcit pra, 3 gëzime në një ditë!