Showbiz

Sam Smith ende zemërthyer nga ndarja me Brandon Flynn

Këngëtari britanik Sam Smith në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Times” ka folur sërish për lidhjen e tij me aktorin e “13 Reasons Why”, Brandon Flynn.

Sam është shprehur se ndarja e tyre është ende një plagë e hapur dhe momentalisht po përpiqet të kuptojë se çfarë ka mësuar nga kjo lidhje dashurie.

Brandon dhe Sam nisën të dilnin së bashku në tetor të vitit të kaluar por nuk e bënë publike marrëdhënien e tyre deri në muajin dhjetor. Pas 8 muajsh romantikë ata i dhanë fund por pa zbuluar një arsye konkrete.