Showbiz

Sam Smith flet për herë të parë për problemet personale

Pak ditë më parë këngëtari britanik dha një intervistë shokuese për “The Sun” ndërsa mbrëmjen e kaluar shkëlqeu me performancën e tij në një koncert në Londër.

Sam Smith për herë të parë pranoi publikisht se gjatë periudhës së ndërrimit të viteve ka qenë në një gjendje depresioni pasi po luftonte me veten e tij për të hequr dorë nga alkooli.

Ai shtoi se traumat që ka kaluar në jetë e kanë bërë këngëtarin me probleme mendore dhe kjo është shumë e vështirë për t’u pranuar e për të folur hapur publikisht.

Prej vitesh Sam Smith e ka mbajtur të fshehtë këtë problem për të cilin ka marrë mjekime dhe terapi. “Ndonjëherë nuk e kuptoja që kisha mendërisht probleme, e injoroja situatën time dhe kjo ndodhi pasi zemra më është thyer disa herë” -përfundoi Sam Smith.