Showbiz

Sam Smith përfundon turneun botëror me 94 shfaqje dhe mbi 1 milionë bileta të shitura

Ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm në karrierën e Sam Smith dhe këtë e vërtetojnë shifrat në “Billboard Boxscore”.

Këngëtari britanik përgjatë gjithë vitit 2018 ka udhëtuar në të gjithë botën për turneun e tij “The Thrill of it All” dhe ka dhuruar plotë 94 shfaqje.

Turneu i tij përfshinte Amerikën Veriore, Europën, Australinë, Azinë dhe Britaninë me një pjesëmarrje masive prej rreth 11,432 fansa për koncert.

Sam arriti të shesë plotë 1.07 milionë bileta duke e bërë atë artistin me të ardhurat më të mëdha nga turneu për këtë vit. Të ardhurat e tij nga turneu por edhe angazhimet e tjera në muzikë i kanë siguruar atij 102.7 milionë dollarë të ardhura.