Showbiz

Sam Smith zbulon rutinën e kujdesit ndaj lëkurës që të gjithë duhet ta ndiqni

Sam Smith ka ndarë me fansat rutinën e tij të përditshme për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës. Ai ka treguar për revistën “Vogue” sekretin e bukurisë pwr njw lwkurw tw butw e tw shwndetshme qw nuk ka kuptim pa njw rutinw tw pwrditshme kujdesi.

Kur Sam ka qenë i ri nuk është kujdesur shumë për fytyrën, gjatë moshës 14 -18 -vjeç vendoste grim çdo ditë kur shkonte në shkollë. 28 -vjeçari zbulon se në atë kohë abuzonte shumë me fytyrën saqë vendoste edhe qerpikë fals. Ndërsa me kalimin e kohës, ylli i muzikws britanike nisi karrierën dhe në këtë mënyrë duhej t’i kushtonte më shumë kohë muzikës, dhe akoma , mw tepwr paraqitjes së jashtme.

Sekreti i bukurisë së tij fshihet në disa truke shumë të thjeshta, për shkak të kohës së tij të kushtëzuar. Pra, mjafton fillimisht vetëm një shpëlarje e fytyrës me ujë të ftohtë, aplikimi i dy serumeve që e mbajnë fytyrën të freskët për gjatë gjithë ditës dhe një xhel hidratues.

Gjithashtu, Smith zbulon se për një fytyrë të shëndetshme duhet të keni kujdes edhe për cilësinë e make-up. Por nuk duhet lënë pa përmendur se ai beson që make-upi më i bukur i fytyrës suaj është ndjesia shpirtërore. Pra duhet të ndiheni mirë emocionalisht për të trasmetuar te të tjerët një pamje tërheqëse dhe rinore.