Celebrities Gossip Showbiz

Samanta vjen në bashkëpunim me reperin e njohur dhe nuk duhet të humbisni detajet…

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo ka zbuluar se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Në një Instastory të këngëtares, ajo tregon se shumë shpejt do të publikojë ‘Chocolino’ dhe jo vetëm kaq por në një postim ku dukej Samanta shumë e kuruar siç jemi mësuar ta shohim, ajo shkruan ‘Chocolino’ si mbishkrim.

Ky nuk është i pari bashkëpunim mes dyshes, pasi para 2 vitesh sollën ‘Vonë’ e cila u prit shumë mirë nga ndjekësit me plot 15 milionë klikime. Jo vetëm kaq, por dyshja sollën dhe versionin anglisht të këngës.