Celebrities Gossip Showbiz

Samanta Karavella në një bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptar?!

Samanta Karavella kohëve të fundit është shumë aktive me prodhime të reja muzikore. Para një muaji, këngëtarja lançoi dy këngë në një klip të vetëm ku ajo shfaqej tepër sensuale, “Mala x Cha Cha Cha”, e cila numëron plot 2 milionë klikime. Para një jave ajo publikoi dhe remiksin e “Mala”.

Mirëpo, duket se  Samanta nuk ka të ndalur këtë verë, pasi një postim i saj në Instastory na tregoi se po punon në një studio muzikore dhe mbi të gjitha me këngëtarin e njohur Ardit Cuni. Ende nuk dimë më shumë detaje nëse dyshja do të sjellin një këngë në bashkëpunim apo punojnë në njëjtën studio, megjithatë na duhet të presim nga vetë këngëtarët për më shumë.

Së fundmi, Ardit Cuni ka qenë i ftuar në “Live From Tirana”, i cili zbuloi detaje shumë interesante rreth karrierës së tij në muzikë si dhe tregoi disa nga projektet që ka në plan. Gjithashtu, këngëtari zbuloi se në mes të gushtit do të vijë një bashkëpunim me Çiljetën. Klipi do të dalë rreth 15 gushtit dhe do të jetë një këngë verore me shumë energji. Arditi ka një sërë projektesh muzikore në proces, të cilat do i publikojë edhe pas verës. Ndërkohë që, gjithashtu ai e konsideron opsionale pjesëmarrjen e tij në “Eurovision”.