Aktualitet

Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Në funksion të mbështetjes që shteti Shqiptar duhet t’i japi këtij thesari!

Gjatë fjalës së tij në Samitin e tretë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se ky ‘duarshtrëngim’ është në funksion të mbështetjes që shteti shqiptar i detyrohet arbëreshëve.

Rama tha se ky samit mbledh në një, Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i dedikohet arbëreshve që kanë ruajtur zakonet, traditën dhe gjuhën shqipe, edhe pse janë integruar tërësisht në Itali.

“Të nderuar miq dhe të ftuar, të dashur vëllezër dhe motra nga Arbëria. Mirë se na erdhët. Është një privilegj përveçse një kënaqësi e posaçme, që tu drejtohesh stërnipërve dhe stërmbesave të Skënderbeut. Ky samit mbledh në një, Shqipërinë me shqiptarët. Në kapërcim të vitit 1466, Gjergj Kastrioti udhëtoi për herë të fundit në Itali. Gjatë ndërrimit të vitit, mbajti një lutje për Arbërinë në kishë. Në Romë kaloi krishtlindjen me Papa Palin e II. Ai u rehatua nga një mik arbëresh në Trejo. Kronikat e kohës tregojnë për gjuhën e pazakontë, zakonet e panjohura të tij. Kurora e thurura me gjuhën, kulturën me zakonet e ruajtura me shekuj, e ruan sot e gjithë ditën rrezatimin, parfumin, fuqinë tërheqëse të saj. Puna mua më ka çuar në shumë vende dhe mes shumë kulturash, por emocioni i vizitës së arbëreshëve që më ka mbetur në një raft të veçantë të kujtesës. I kam të pashlyeshme mbresat e sheshit të vogël të qytezës së parë ku zbritën vallen dhe këngët e fëmijëve arbëresh që na uruan mirëseardhjen, të moçmit e asaj qyteze që qëndronin nëpër ballkone dhe na shikonin. Kishën arbërore ku na mik pritën hirearkët e lartë të saj me pasionin dhe merakun për gjuhën që na e shprehin në të gjitha takimet. Atje lindi ideja e kësaj dite të veçantë arbëreshe dhe për herë të parë në 100 e 11 vjet, Arbëria dhe arbëreshët nuk janë thjesht për të plotësuar një panoramë folklorike por janë të pranishëm përmes një përfaqësie të tyre dhe përmes kësaj përpjekje të përbashkët për të vendosur një gur në një rrugë që duhet ta vazhdojmë së bashku. Lindi ideja e një duar-shtrëngimi për të ndërtuar një proces duke ecur dorë përdore, në funskion të një mbështetje që shteti Shqiptar duhet t’i japi këtij thesari. Edhe pse arbëreshët janë integruar tërësisht në bashkinë  e madhe italiane, të gjitha të mirat nuk u a kanë tretur pasionin dhe fuqinë e atij amaneti që po sfidohet nga koha e cila po sjell shumë furtuna të natyrës demografike dhe të reja të paimagjinueshme, deri dje për fëmijët që po kthehen në një shqetësim botëror për mësimin dhe lartësimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, jo më të gjuhës së kjo që është një nga gjërat e rralla të kësaj bote. Vetë gjuha shqipe këtu në Shqipëri është e kërcënuar nga deformimet, nga humbja e thellësisë së saj si rezultat i disa arsyeve. Imagjinoni sa të vështirë e kanë arbëreshët.“-tha Rama ndër të tjera.