Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit, Spiropali dhe Soreca presin në aeroport Von der Leyen!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur këtë të diel në aeroportin Nënë Tereza Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ministrja u shoqërua edhe nga Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së në Shqipëri.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”, shkruan ministrja.