Celebrities Gossip Music Showbiz

Sardi Strugaj zbulon detaje nga projekti i fundit “Falje Vetes” dhe tregon planet e tij më të afërta!

Një nga zërat e rinj më të talentuar të momentit, Sardi Strugaj, ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up”. Për të folur për këngën e tij më të fundit “Falje Vetes”, por edhe për karierën e tij në tërësi, Sardi dha një intervistë shumë të veçantë ditën e sotme. Duke marrë shkasë nga titulli “Falje Vetes”, Sardi tregoi se përgjithësisht është person që e ruan edhe faljen ta kërkojë që të ketë vlerë. Ai zbuloi se mundohet të mos gabojë dhe të mos kërkojë shumë falje. Por kujt i thotë më me vështirësi Sardi ‘më fal’?! Këtë e zbuloi vetë artisti ditën e sotme.

Më të vështirë e kam t’i kërkoj falje vetes, e kam më të vështirë të gaboj me veten…

Ndërkohë, ai vazhdoi më tej duke na zbuluar më tepër detaje lidhur me krijimin e këtij projekti muzikor shumë të dashur.

Kjo ka qenë një këngë e bërë në kohë rekord. Nisi si demo. Është bërë brenda pesë ditëve punë dhe është një nga ato këngët që e dua shumë. Më pëlqen si ka dalë.

Sardi pranoi se emocionet i shfaq me vështirësi, madje e ka më të lehtë t’i pasqyrojë ato në vargje se sa ti shprehë me fjalë.

E kam më të thjeshtë t’i shfaq emocionet kur këndoj, e kam të vështirë të shprehem. Në këngë e kam më të thjeshtë të shprehem, emocionet i shkruaj.

Por nëse mendoni se planet artistike të Sardit ndalojnë vetëm me muzikën, gaboheni. Artisti gjithashtu na zbuloi se së shpejti do të nisë angazhimin në një lloj tjetër arti, përveç muzikës.

Do më shihni edhe në regji shumë shpejt. Më pëlqen regjia e filmit, teatrit, skenografia, më jepet por me shumë mundësi vitin tjetër dua të filloj edhe akademinë që të kem edhe formimin akademik.