Showbiz

Së bashku në New York! Tuna dhe Dafina shijojnë jetën e natës

Fansat e dy këngëtareve shumë të dashura për publikun janë të lumtur që ato i lanë pas inatet e së shkuarës për të rikuperuar shoqërinë e tyre.

Ndërkohë që publiku po pret për ndonjë bashkëpunim mes tyre, Tuna dhe Dafina kanë vendosur të shkëputen nga angazhimet për të shijuar një mbrëmje vajzash.

Ka qënë Duffy’e ajo e cila ka postuar disa foto në historinë e Instagram-it ku shfaqet me shumë pije në një klub duke pritur për shoqen e saj. Ditë më parë është konfirmuar se Tuna do t’i rikthehet karrierës së saj dhe këtë vit pritet të vijë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Një nga projektet e saj përfshin një bashkëpunim me një artist të rëndësishëm i cili nuk është zbuluar ende ndërkohë që fansat e tyre urojnë që një ndër prurjet e saj të jetë me Dafinën.