Sekreti korean që zbulon se si të zhdukni rrathët e zinj poshtë syve!

Një nfluencere e njohur ka treguar se si të zhdukni rrathët e zinj poshtë syve me dy produkte që i keni në shtëpi.  produkte që i keni në shtëpi. Ajo ndau një sekret korean të kujdesit të lëkurës, që sipas saj i jep fytyrës tuaj një pamje të freskët. E njohur si @danicolexx, e reja është adhuruese e produkteve të bukurisë ku ndan në internet këshilla të shumta për kujdesin e lëkurës. Së fundmi ajo ndau një metodë të thjeshtë që mund ta bëni edhe vetë për të zhdukur rrathët e errët poshtë syze.

“Është një sekret korean i bukurisë që nuk e keni ditur”,-theksoi influencerja. Veprimi që ajo bëri ishte të vendoste kafe poshtë syve që shërbenin si një lloj maske fytyre. Ajo madje shtoi në komente se e përzien kafen me jogurt kështu që maska qëndron më mirë në fytyrë dhe e mban poshtë syve për 15 minuta.

Ndërkaq, një tjetër influencere e njohur në internet, ka ndarë tre këshilla të nevojshme për të reduktuar vijat të cilat formohen pas buzëqeshjes. Këto metoda, sipas saj mund t’i bëni edhe ju vetë pa shpenzuar para; disa prej të cilave mund të bëhen me procedura kirurgjike. Isaballe, e cila njihet në TikTok me llogarinë @isabelle.lux ka ndarë tre mënyra sipas të cilave mund të zhdukni shenjat e rrudhave rreth gojës.