Celebrities Live From Tirana

Seks brenda “Big Brother Vip”?!/Antonela Berisha parashikon se çfarë mund të ndodhë me Luizin dhe Kiarën!

Sot në emisionin “Live from Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Antonela Berisha. Ndërkaq, së fundmi pas prishjes së miqësisë me Efin, Luizi ka nisur fushatë për të nxjerrë ish-miken e tij nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Si e shikon Antonela këtë veprim?

Aty është luftë për ekzistencë, është xhungël. Tani nuk po diskutohet më fitorja por finalja, ka degraduar muhabeti. Luizi me luftën që po bën për të çuar Kiarën në finale po tregon se ajo është e dobët. Ja ka frikën Efit përderisa edhe e nominoi. E kisha pritur prishjen e miqësisë së tyre, nuk ka qenë miqësi e vërtetë, nuk është vendi për miqësi aty. Edhe vitin e kaluar miqësitë janë shkatërruar, siç u shkatërrua miqësia e Einxhelit me Beniadën. Unë as dashurinë që krijohet aty nuk e besoj. Efi u tregua e zgjuar, e mori situatën në kontroll, e mbrojti Luizin sepse e di që viktima pritet më mirë në publik.

Sa i përket Kiarës, si po i duket Antonelës ndryshimi në sjellje i saj me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Është pak e tepërt sepse unë personalisht nuk do të ndikohesha kurrë nga oponioni i të tjerëve. Po përdor çdo armë për të qenë në qender të vëmendjes. Puthjet e të gjitha çfarë po bën aty nuk jam fare dakord. Shpresoj mos të bëjë seks, Shqipëria nuk është ende gati për këto. Po e bëri qejfi i saj.(qesh) Nuk mendoj se është çmendur që ta bëjë.

Kush do të lërë shtëpinë Prime-n e radhës sipas Antonelës?

Gerti.