Showbiz

Seldi konfirmon ndarjen nga Mimoza Shkodra

Prej javësh tashmë aludohet se Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Fillimisht u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale ndërkohë që ende nuk ishte e qartë nëse ishin fejuar dhe po e mbanin të fshehtë apo i kishin dhënë fund përfundimisht.

Ish banori i “Big Brother” zbuloi në “DWTS” se ai dhe Mimoza nuk janë më me njëri-tjetrin por ai e falenderon për kohën e bukur dhe gëzon respekt të plotë për të dhe familjes e saj.