Showbiz

Selma Blair zbulon pamjen e saj pas kimioterapisë

Aktorja e famshme Selma Blair prej një viti tashmë vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe ka dalë hapur me vuajtjet e saj në mënyrë që të ndihmojë sa më shumë njerëz që gjenden në të njejtën situatë.

Ajo ka dhënë intervista të shumta edhe pse flet me vështirësi për të treguar simptomat e kësaj sëmundjeje që erdhi papritur në jetën e saj dhe që mund të prekë këdo.

Pak orë më parë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Selma ka shfaqur pamjen e saj pas kimioterapisë. Aktorja duket pa flokë dhe me hematoma në fytyrë për shkak të trajtimit.