Showbiz

Sergio: “Jam gjithë kohën i rrethuar nga femrat”

Sergio është reperi i famshëm me origjinë shqiptare i cili po korr shumë sukses jashtë kufinjëve të tij.

I njohur për tekstet e tij në gjuhën angleze, artisti bukurosh është i famshëm edhe për marrëdhëniet e tij me femrat. I ftuar për herë të parë në “Top Show Magazine”, Sergio është pyetur nëse ka të dashur ndërkohë që përgjigja e tij ka qenë disi ironike.

“Si mendoni ju, a rri Sergio vetëm? Unë nuk kam të dashur por jam i rrethuar nga femrat gjatë gjithë kohës” -është shprehur këngëtari simpatik gjatë intervistës.