Showbiz

Sharon Stone tregon si i ka shpëtuar vdekjes 3 herë…

Aktorja e famshme Sharon Stone në një intervistë të fundit i ka habitur të gjithë.

Ylli hollivudian zbuloi se i ka shpëtuar vdekjes 3 herë. Herën e parë që mendoi se jetës së saj i erdhi fundi ishte kur u godit nga rrufeja në shtëpi.

Herën e dytë ajo u rrëzua pasi u pengua nga një varëse rrobash duke i shkaktuar hematoma të shumta ndërsa herën e tretë kur pësoi atak kardiak.

62-vjeçarja shtoi se jeta e saj ka qenë plot me situata të çmendura dhe të rrezikshme por kot nuk thonë; jetëgjati nuk bëhet asnjëherë jetëshkurtër.