Showbiz

Sherr dhe dhunë gjatë koncertit, Alban Skënderaj ndërpret performancën

Mbrëmjen e djeshme këngëtari shumë i dashur i publikut, Alban Skënderaj ka qenë i ftuari special i festivalit “Beer Fest” në Prishtinë ku ka performuar live disa nga hitet e tij.

Teksa ishte duke interpretuar një sherr mes të pranishmëve degjeneroi në dhunë fizike madje edhe në goditje me sende të forta.

Albani është detyruar të ndërpresë performancën e tij duke i kërkuar publikut që të ndalojnë dhunën. Një video e publikuar nga “Telegrafi” po qarkullon me shpejtësi në rrjet sa i përket këtij incidenti.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes.