Bota Botë e Çuditshme

Shiste romane me përmbajtje homoseksuale, gjobitet libraria në Hungari!

Autoritetet në Hungari vendosën një gjobë të madhe ndaj një firme vendase librash për një roman të hapur LGBTQ+. Ata pretendojnë se shitja e asaj vepre shkel gjithashtu një ligj tjetër të diskutueshëm që ndalon shfaqjen e homoseksualitetit ndaj të miturve. Libraria Lira Koniv ka zinxhirin e dytë më të madh të librarive në Hungari. Ajo u gjobit me rreth 32,000 euro sepse vendosi romanin popullor “Hartstopper” të britanikes Alice Osseman në seksionin për letërsinë për të rinjtë.

Zyra e Qeverisë për Rajonin e Budapestit, e cila vendosi gjobën në emër të mbrojtjes së konsumatorit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve MTI se kishte kryer një hetim për shitjen e veprës në librari. Dënimi bazohet në ligjin e Hungarisë të vitit 2021 për “mbrojtjen e fëmijëve”, i cili ndalon shfaqjen e përmbajtjeve homoseksuale për të miturit në media, duke përfshirë televizionin, filmat, reklamat dhe literaturën.

Ai ligj gjithashtu ndalon përmbajtjen LBGTQ+ në kurrikulat shkollore dhe ndalon shfaqjen publike të artikujve që përshkruajnë ose promovojnë gjini të ndryshme nga grupi i përcaktuar në lindje. Kritikët e qeverisë së krahut të djathtë e shohin këtë veprim si një përpjekje për të stigmatizuar lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët.