Sport

Shkarkimi i Mourinhos nga Roma, reagon futbollisti shqiptar!

U përfol prej ditësh në media për një largim të mundshëm të trajnerit të Romës por tashmë është bërë gjithçka zyrtare. Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga pankina e Romës dy ditë pas humbjes ndaj Milanit. Pas kësaj disfatë verdhekuqtë renditen në vendin e 9-të në Seria A ndërsa pak ditë më parë u eliminuan nga Kupa e Italisë, nga Lazio. Mesatarja e pikëve të Murinjos është 1.614 në 96 ndeshje në Serie A, që e vendos atë në vendin e 16-të në ekipin e të gjitha kohërave të Romës. Portugezi largohet nga klubi pas 138 ndeshjesh, nga të cilat 68 fitore, 30 barazime dhe 40 humbje. Rikujtojmë që Mourinho qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë në finalen që u zhvillua në Tiranë dhe humbi një finale Lige Europe. Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter. Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Feynordit. Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhëkuq: “Mirupafshim Roma”. Pasuesi i tij është ish-kapiteni verdhekuq, Daniele De Rosi. Italiani dhe ish-kapiteni i verdhekuqve, merr detyrën e trajnerit të ekipit të tij të preferuar.

Ka pasur reagime të shumta nga e gjithë bota për shkarkimin e Jose Mourinhos nga Roma. Tashmë ka ardhur dhe reagimi i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla. Futbollisti ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory” teksa shkruan: Fat të mirë në gjithçka zotëri!