Sport

Shtohen ekipet që duan shërbimet e mbrojtësit kuq e zi, Marash Kumbulla drejt…

Marash Kumbulla pritet të largohet gjatë merkatos së janarit pasi lojtari dhe drejtuesit e Romës kanë gjetur dakordësinë për një huazim deri në përfundim të këtij sezoni. Ideja e Kumbullës, por dhe e drejtuesve, është që të gjejë një skuadër e cila i garanton minuta pasi i duhet të kapë formën e tij më të mirë. Edhe Kumbulla, kërkon të jetë në formë pasi ky është një vit i rëndësishëm me Europianin përpara.

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, por ende nuk dihet se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën. Ajo që është e sigurt se mbrojtësi shqiptar nuk do të largohet nga Italia dhe do të vazhdoj qëndrimin në elitën e futbollit italian Serie A. Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion pasi është jashtë fushave që rreth 10 muaj shkaku i lëndimit, por kanë mbetur edhe disa ditë deri te rikthimi i tij në fushë.

Gjithsesi ai nuk do të mbetet te Roma dhe shumë skuadra elitare italiane janë vënë pas tij. Genoa, Torino, Hellas Verona dhe Empoli kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar. Por gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë raportuar se edhe Claudio Ranieri po e kërkon shqiptarin te Cagliari. Drejtuesit e Cagliarit kanë kontaktuar Romën ku kanë kërkuar huazimin e Kumbullës me të drejtë blerje në fund të sezonit. Roma është e hapur për huazimin e tij dhe synon që t’i vendos çmimin e drejtës së blerjes prej 12 milionë euro, derisa tani i mbetet Kumbullës të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.