Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Shkenca e “vulos”, Gigi Hadid ka nofullën më të bukur në botë!

Shkencëtarët belgë, Maurice Mommaerts dhe Robbert Cleymaet, nga Universiteti i Brukselit, kanë kryer kërkime për të përcaktuar se cila grua e famshme e showbiz-it ka nofullën më të bukur. Ata zbuluan se modelja amerikane, Gigi Hadid, ka një nofull pothuajse të përsosur prej 141.9 gradë (nga profili), që është shumë afër këndit “perfekt” prej 142 gradësh, sipas raportit të ekspertëve.

Hadid ka kënd të nofullës prej 141.9 gradë shikuar nga përpara  afër këndit ‘perfekt’ prej 142 gradësh. Kur fytyra e modeles iu shfaq 32 kirurgëve ekspertë të fytyrës dhe 16 njerëzve të zakonshëm, ata njëzëri ranë dakord se nofulla e saj nuk ishte as shumë e pjerrët dhe as shumë e sheshtë.

“Është e mahnitshme se ndryshimet relativisht të vogla në nofullat e grave mund të kenë një ndikim të madh në atë që ne e shohim tërheqëse”,-kanë thënë studiuesit. Në mesin e të famshmeve që gjithashtu u renditën lartë në këtë sondazh, përfshihen Miley Cyrus, Amber Heard, Brigitte Bardot, Irina Shayk, Stella Maxwell, Jessica Stam e Kate Moss.

Ndërkaq, rikujtojmë se Hadid duket se ka nisur një romancë të re me producentin muzikor Cole Bennett. Cole më parë ka punuar me Blink-182, Lil Yachty, Post Malone, Justin Bieber, Kanye West dhe Eminem. Ai gjithashtu zotëron kompaninë multimediale ‘Lyrical Lemonade’. Modelja 27-vjeçare po i jep një shans të dytë dashurisë me biznesmenin 28-vjeçar. Dyshja vlen të thekojmë se njihen prej kohësh. Siç zbuloi një burim i afërt për Us Ëeekly, ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin.