Celebrities Gossip Showbiz

Në pasarelë me yje si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner, vajza e Kobe Bryant shkëlqen në Javën e Modës në Milano!

Java e Modës në Milano është duke marrë një vëmendje shumë të madhe në këtë periudhë të vitit pasi të gjitha markat e njohura dhe më lulsoze janë duke paraqitur në fashion show koleksionet e tyre më të reja dhe gjithçka që pritet në vitin 2024. Së fundmi vajza e madhe e Kobe Bryant, Natalia, 20 vjeç ka bërë debutimin e saj në pasarelë gjatë Javës së Modës në Milano për markën e njohur Versace, ndërsa nëna Vanessa e shikon me krenari nga rreshti i parë.

Ajo u shfaq në pasarelë me modele të njohura si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner. Natalia dukej mjaft e kujdesshme dhe e sofistikuar teksa po ecte në pasarelë me një fustan të zi elegant që i nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata. Veshja e saj ishte e ekompletuar me një palë këpucë baleti argjendi dhe një çantë klasike prej lëkure të zezë.

Vanessa ishte mjaft e gëzuar dhe e emcionuar teksa u shfaq para kamerave përpara shfaqjes së parë të modës së vajzës së saj. E veja e Kobe Bryant, 41 vjeçe, kishte zgjedhur një fustan “Versace” të zi të gjatë, të hapur përpara duke treguar linjat e saj.