Health & Beauty Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e lindjeve të parakohshme!

Gratë shtatzëna të cilat janë më të rrezikuarat për të lindur para kohe mund të identifikohen në bazë të mikrobeve që gjenden në traktin e tyre riprodhues. Ekipi i shkencëtarëve ka kryer studime duke i analizuar mostrat e qindra grave shtatzëna. Shkencëtarët, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se ndryshimet në bakteret vaginale mund të çojnë në lindjen e parakohshme para javës së 37-të të shtatzënisë.

David Malcntyre, udhëheqësi i këtij studimi, ka treguar se këto zbulime janë mjaft të rëndësishme dhe shpjegon se gjysma e grave mund të kenë mikroorganizma vaginalë të pabalancuara dhe mund të kenë rol në shkaktimin e disa lindjeve të parakohshme.

Sipas hulumtuesve, kur nivelet e bakteres Lactobacillus bien dhe nivelet e baktereve tjera rriten, kjo mund të çojë që një grua shtatzënë të lind më herët se çfarë ka pritur. Bakteria Lactobacillus kryesisht gjendet në sistemin e tretjes, në sistemin urinar dhe në atë gjenital të trupit.

Disa shtatzëni mund të shfaqin komplikacione të tilla si rreziku për abort apo gjakderdhja. Disa kushte të tjera mund të dëmtojnë nënën dhe fëmijën. Një prej tyre është edhe kolestaza obstetrike, e cila është një një gjendje shumë serioze e shkaktuar nga mëlçia, si pasojë e së cilës nëna ndien kruajtje të mëdha dhe në disa raste mund të preket edhe nga verdhëza, ndërsa fetusi mund të rrezikojë jetën.

Ndërkaq, disa studime kanë treguar se ushqimi mund të ndikojë në gjininë e foshnjës. Gjininë e fëmijës e përcaktojnë kromozomet e nënës dhe babait, por shkencëtarët kanë konstatuar se ka mundësi që edhe ushqimi i nënës të ndikojë në atë se a do të lindë djalë apo vajzë. Shkencëtari francez, Josif Stolkovski, në vitet ‘60 të shekullit të kaluar ka publikuar teorinë në të cilën kanë vënë re ndryshimin e sekrecionit vaginal nën ndikimin e ushqimeve të caktuara.