Bota

Përleshje të dhunshme në Meksikë, 11 viktima!

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës. Bilancin e viktimave e konfirmuan zyrtarë të sigurisë meksikane.

Ka dyshime se 8 prej tyre ishin të lidhur me aktivitete kriminale, siç vihet në dukje në një deklaratë nga Ministria e Sigurisë, duke shtuar se të vrarë mbetën edhe tre qytetarë.

Policia e Shtetit po punon me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi atë që ka ndodhur.

Një video e shpërndarë në mediat sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa dhjetëra personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave.