Bota

Radhë kamionësh meksikanë në hyrje të SHBA prej zgjerimit të tregtisë mes fqinjëve!

Mediat publikonin sot imazhe të kamionëve tregtarë meksikanë që prisnin të hynin nga Ciudad Juarez drejt destinacioneve në El Paso, Texas.

Zhvillimi vjen mes raportimeve se Meksika ka zevendësuar tashmë Kinën si burimi numër një i importeve të SHBA, në politikën që Uashingtoni quan ‘favorizim të miqve’.

Lëvizja ka si qëllim diversifikimin e burimeve të furnizimit të SHBA nga partnerë e aleatë, teksa i trembet konkurrencës ekonomike të Kinës.

Në 2023, importet nga Meksika u rritën me $20.8 miliardë në një total prej $475.6 miliardë, ndërsa e njëjta shifër nga Kina ra në $427.2 miliardë, shkruan rrjeti AFP.

Zyrtarët raportonin se deficiti tregtar i SHBA ishte zgjeruar më shpejt nga sa pritej, i nxitur nga konsumi në vend.

Importet në janar në SHBA u rritën me 1.1 përqind në krahasim me dhjetorin duke arritur në $324.6 miliardë sipas shifrave qeveritare.

Mes kategorive kryesore në rritje ishin pjesët e këmbimit, që kanë ngushtuar deficitin tregtar të 2023 në më të voglin e tre viteve, sipas shifrave të këtij muaji në SHBA.