Showbiz

Shokon ish e dashura e Robert Pattinson: “Kam hequr 6 tumore të mëdha nga mitra”

Këngëtarja e famshme britanike FKA Twigs ka shokuar publikun pasi ka treguar se së fundmi i është nënshtruar disa operacioneve të vështira për heqjen e 6 tumoreve nga mitra e saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar për herë të parë se në mitrën e saj kishte 6 tumore duke e përshkruar si një pjatë me fruta.

“Tumoret ishin shumë të mëdhenj, 2 ishin sa një kokërr mollë, 3 sa një kivi dhe 1 sa një luleshtrydhe, pra ishte një pjatancë frutash të dhimbshme që e ndjeja çdo ditë” -,shkruan ajo në Instagram.

Ajo pranoi se para 3 javësh i është nënshtruar operacionit të fundit për heqjen e tyre ndërkohë që fundin e barkut e kishte të fryrë si një grua në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Arsyeja përse këngëtarja nuk e ka ndarë këtë lajm me publikun ishte sepse fillimisht donte të ruante privatësinë e saj por edhe sepse ndihej e pasigurt për trupin dhe shëndetin e saj.

FKA Twigs shpreson se historia e saj do të jetë shembull për të gjitha femrat e tjera që vuajnë nga e njejta sëmundje. Kujtojmë se dy vite më parë ajo dhe Robert Pattinson i dhanë fund lidhjes së tyre pak ditë para fejesës.