Showbiz

Shia LaBouf dhe FKA Twigs në një lidhje?!

Aktori hollivudian Shia LaBeouf ende nuk i ka dhënë fund procesit të divorcit me gruan e tij Mia Goth ndërkohë që është duke nisur një lidhje në dukje dashurie, me këngëtaren britanike FKA Twigs.

Kjo e fundit ka qenë e fejuar përreth 2 vite me aktorin e famshëm Robert Pattinson me të cilin u nda vetëm para pak ditë pas dasmës. Më pas Twigs kaloi një gjendje të rënduar shëndetësore pasi u diagnostikua me tumor në mitër.

Dyshja të cilët momentalisht janë në Paris për disa ditë pushimi, janë njohur në setin e xhirimeve të filmit më të ri “Honey Boy”. Regjisori dhe vetë protagonisti i këtij filmi është pikërisht Shia LaBeouf i cili ka zgjedhur këngëtaren të jetë pjesë e tij e kjo jo pa një qëllim.

Edhe pse përfaqësuesit e tyre janë shprehur se ata janë vetëm miq të mirë, fakti që po qëndrojnë dhe po udhëtojnë në të njejtat destinacione tregon më tepër se kaq.