Sport

Shqipëria nuk pësonte 5 gola në pjesën e parë që nga viti 1981/ Ja pse humbja ndaj Anglisë ishte historike…

Shqipëria është mundur me një rezultat të turpshëm 5-0 ndaj Anglisë në “Uembli” në një sfidë për t’u harruar që kthen kuqezinjtë 40 vite pas.

Shqipëria nuk pësonte 5 gola në pjesën e parë të një ndeshje që nga viti i largët 1981, por mbrëmë u përsërit një gjë e tillë në ndeshjen ndaj anglezëve të cilët bënin gjithçka në fushën e lojës ndaj kuqezinjve të cilët kapitulluan pa kushte që në minutat e parë të sfidës.

Bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë, nëse anglezët nuk do të vendosnin që të ulnin ritmin në pjesën e dytë, duke mos u shfaqur më thumbues para Strakoshës dhe duke mbyllur këtë sfidë me vetëm 5 gola. Ato i mbajnë në vendin e parë në grup, teksa kthejnë me këmbë në tokë Shqipërinë.

Në fillim kuqezinjtë gabuan në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.

Në minutën e 14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.

Në minutën e 18’ atë që nuk e bëri Uzuni e bëri shumë shpejt harry Kane. Sulmuesi realizon ashtu si Maguirre me kokë për të realizuar golin e dytë.

Në minutën e 28’ ishte henderson ai që e çoi rezultatin në shifrat 3 me 0 për “tre luanët”.

Në minutën e 32’ Harry Kane shënoi golin e dytë personal në ktë ndeshje duke e çuar rezultatin në shifrat 4 me 0. Ky ishte goli i 7 në 7 ndeshje i sulmuesit anglez.

Në 2 minutat shtesë të pjesës së parë Harry Kane shënon një gol të bukur me gjysëm kthese pas goditjes së këndit. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultatin 5 me 0 për anglezët dhe më keq se kaq nuk mund të shkonte.