Showbiz

Shuhet aktorja e famshme e “Game of Thrones” dhe “The Avangers”

Ylli britanik i filmit Dame Diana Rigg u shua në moshën 82-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin nga i cili vuante prej më shumë se 6-të muajsh.

Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjen e saj në “The Avengers” (seriali origjinal) ku në vitin 1960 debutoi në rolin e agjentes sekrete Emma Peel. Në vitin 2013 ajo shkëleu në sezonin e tretë të “Game of Thrones” ku luante Lady Oleanna. Ky rol u vlerësua edhe me një çmim “Emmy”.

Gjatë fillimit të karrierës së saj si, Dame Diana Rigg ishte një ndër aktoret femra më të paguara të industrisë. Ajo ka shkëlqyer edhe në filma të rëndësishëm si; “James Bond”, “The Marquise”, “The Great Muppet Caper”, “Mother Love”, “Rebecca”, “Doctor Who” e shumë të tjera.

“Me shumë trishtim ju njoftoj se Dama Diana Rigg ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj, të cilët kërkojnë privatësi në këtë kohë të vështirë. Diana ishte një ikonë e teatrit, filmit dhe televizonit, fituese e çmimemeve Bafta, Emmy, Tony dhe Evening Standard, për punën në skenë dhe ekran. Ajo ishte një aktore shumë e dashur dhe e admiruar nga kolegët, një forcë e natyrës që e dashuronte punën që bënte dhe ata që e rrethonin. Do të na mungojë shumë” -tha agjentja e saj Simon Beresfond gjatë një deklarate për median.