Bota

Shuhet në moshën 36-vjeçare këngëtarja afrikane Zahara!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare këngëtarja afro-pop afrikano-jugore Zahara. E ndjera u shtrua në spital pasi kishte probleme me mëlçinë pas viteve të abuzimit me alkoolin. Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës ishte Bulelwa Mkutukana, vdiq në një spital në qytetin e Johannesburg.

Zahara fitoi famë në vitin 2011 me albumin e saj të vlerësuar me çmime Loliwe dhe në vitin 2020 ajo u përfshi në listën e 100 grave të BBC-së, e cila nxjerr në pah gratë më frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota. E ndjera u shtrua në spital muajin e kaluar. Ministrja e Sportit, Arteve dhe Kulturës së Afrikës së Jugut, Zizi Kodwa, e cila njoftoi vdekjen e saj, tha se qeveria kishte ndihmuar financarisht familjen e Zaharas prej disa kohësh.