Aktualitet Bota Celebrities Film & Tv

Shuhet në moshën 60-vjeçare aktori i njohur amerikan!

Lance Reddick, aktori  në serialin e njohur të HBO “The Wire”, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, sipas mediave amerikane. Reddick ishte gjithashtu i njohur për rolin e Charon në filmat aksion-triller të “John Wick:.

Muzikanti dhe aktori ndërroi jetë papritur nga shkaqe natyrore të premten në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Policia u telefonua në shtëpinë e aktorit rreth orës 09:30 me orën lokale, tha publicistja e tij për mediat amerikane. Mia Hansen në një deklaratë u shpreh:

Lance do të na mungojë shumë. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes së tij në këtë moment.

Reddick kishte planifikuar të merrte pjesë në një turne për pjesën e katërt të filmave të “John Wick”, i cili është planifikuar të dalë më 24 mars. Ai gjithashtu do të shfaqet në spinoff-in e ardhshëm të “John Wick, Balerina”, me protagoniste Ana de Armas. Reddick u shfaq në më shumë se një duzinë filmash dhe shfaqjesh gjatë karrierës së tij 25-vjeçare të aktrimit.

Ai luajti rolin e Charon, portieri i hotelit në një qendër kriminale të nëndheshme të Nju Jorkut të quajtur Hotel Continental në filmat e “John Wick”. Ai u shfaq në filmin origjinal, dy vazhdimet e tij dhe do të shfaqet në pjesën e katërt. Aktori ishte i njohur gjithashtu për rolin e tij të parë si toger i policisë së Baltimores Cedric Daniels në “The Wire”, një serial që u shfaq nga viti 2002 deri në 2008 dhe shqyrtoi skenën e narkotikëve në Baltimore nga perspektiva e zbatimit të ligjit, si dhe nga tregtarët dhe përdoruesit e drogës.

Ai ishte i njohur edhe për punën e tij të aktrimit me zë, duke përfshirë edhe për serialin televiziv “Rick and Morty”. Reddick studioi muzikë klasike në Shkollën e Muzikës Eastman në Universitetin e Rochester në Nju Jork, ku mori një diplomë bachelor përpara se të ndiqte Shkollën e Dramës Yale. Ai fitoi një nominim për çmimin SAG në 2021 së bashku me anëtarët e tjerë të kastit për rolin e tij në filmin “One Night in Miami”. Aktori ka lënë pas gruan e tij, Stephanie, si dhe një vajzë, Yvonne Nicole Reddick dhe një djalë, Christopher Reddick.