Bota Tech

Shumë sanksione dhe Moska bën paralajmërimin serioz…

Rusia pohon se sanksionet e vazhdueshme mund të shkaktojnë rënien e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, Iss. Alarmin e jep Dmitry Rogozin, përgjegjës i Agjencisë Hapësinore Ruse, Roscosmos, duke bërë thirrje për heqjen e tyre, ndonëse kjo duket e pamundur përsa kohë, Rusia nuk i jep fund luftës në Ukrainë.

Rogozin shpjegon se “funksionimi i anijeve ruse që furnizojnë Iss-in do të ndërpritet nga sanksionet e për pasojë pritet të preket segmenti rus i stacionit që ndër të tjera shërben për të korrigjuar orbitën e strukturave orbitale. Kjo mund të sjellë hendekun apo uljen e Iss-it.