Bota

Përveç Zelenskyt, Rusia shpall në kërkim edhe ish-presidentin ukrainas Petro Poroshenko!

Përveç presidentit Volodymyr Zelensky, ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve edhe ish-presidentin ukrainas Petro Porshenko, bën me dije agjencia mediatike “Ria Novosti”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka vendosur në listën e të kërkuarve, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas Ria Novosti, Zelensky është vënë në listën e të kërkuarve të Moskës sipas një neni të kodit penal.

Vepra për të cilën ai është në kërkim nuk është bërë ende e ditur.

Presidenti ukrainas ka shkruar në platformën X se vendimet në kohë dhe adekuate për mbrojtjen ajrore të Ukrainës si dhe furnizimet e armëve për ushtarët, është ajo që duhet tani për të mbrojtur jetët njerëzore.

“Vetëm këtë javë, terroristët kanë kryer më shumë se 380 sulme në qytetet dhe rajonet tona, vazhdon Zelensky, duke përmendur rajonet e Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Kherson dhe Odessa. Dhe kjo ndodh çdo javë të kësaj lufte”.

Terrori i përditshëm dhe i qëllimshëm rus kundër njerëzve, qyteteve dhe fshatrave  mund të ndalet. Partnerët tanë kanë të gjitha sistemet dhe armët e nevojshme në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë jetën.

Jam mirënjohës të gjithë liderëve dhe shteteve që kuptojnë se dorëzimi i shpejtë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve është ajo që mbron jo vetëm ukrainasit, por edhe çdo komb që mund të jetë në shënjestër të terrorizmit rus”, përfundon ai.