Celebrities Gossip Showbiz

Si përgjigjet Tim Cook kur Dua Lipa e pyet se kush do të mund ta pasonte atë në pozitën e CEO-s në kompaninë Apple!

Ndonëse CEO i kompanisë Apple, Tim Cook ende nuk e ka në plan të tërhiqet nga posti i tij por ai ka shprehur se ka dikë në mend që do ta zëvendësonte atë një ditë. “Unë me të vërtetë dua që ai person të jetë brenda kompanisë së Apple”-tha Cook në një podccast me Dua Lipa-n.

Cook mes shumë përgjigjesh tha se nuk mund ta paramendonte jetën e tij pa qenë në Apple dhe duket se nuk ka në plan të largohet së shpejti. Disa muaj më parë me anë të një interviste Tim Cook tha se ai monitoronte shpesh raportet e “kohës së shpenzuar para ekranit” të iPhone-it të tij, sepse mendonte se askush nuk duhet të shpenzonte më shumë kohë duke parë telefonin e tij sesa duke ndërvepruar me njerëzit. CEO i Apple i tha revistës GQ se kompania ka krijuar mjete për përdoruesit që synojnë “t’i ndihmojnë ata të heqin telefonin”.

Filozofia ime është: nëse shikoni telefonin më shumë sesa shikoni në sytë e dikujt, ju po bëni gjënë e gabuar. Pra, ne bëjmë gjëra të tilla si “koha e ekranit”.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se sa kohë në ditë kalonte në iPhone. ‘Screen Time’ i lejon përdoruesit të monitorojnë sa kohë kalojnë në telefonat e tyre dhe cilat aplikacione dhe faqe interneti janë përdorur. Ai gjithashtu i lejon prindërit të monitorojnë aktivitetet e fëmijëve të tyre në internet dhe të vendosin kufij kohorë.

Pavarësisht se drejton një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë, Cook, nuk dëshiron t’i shohë fëmijët të fiksuar pas internetit. Cook i cili nuk ka fëmijë, tha se ai nuk donte ta shihte nipin e tij duke përdorur rrjetet sociale dhe madje argumentoi se përdorimi i teknologjisë në shkolla duhet të kufizohet. Në profilin e GQ, Cook sugjeroi se Apple nuk funksionon nga nxitja e varësisë digjitale.