Showbiz

Si të doni trupin tuaj, këtë j’ua mëson Sam Smith

Këngëtari i famshëm britanik Sam Smith me anë të një postimi të vetëm është kthyer në burim frymëzimi për mijëra njerëz.

Së fundmi ai ka postuar një foto ‘topless’ në rrjetin social Instagram ku flet hapur për pasigurtë që ka sa i përket trupit të tij.

Ai u shpreh se gjithë jetën ka luftuar me këtë pasiguri dhe sa herë postonte ndonjë foto i fshinte menjëherë pasi nuk i pëlqente se si dukej.

“Mu deshën vite që pranoj këtë trup, duart, këmbët, belin, kofshët, format që prindërit e mi bënë dhe duan, por tani ndihem në paqe me veten” ,-shkroi ai ndër të tjera.