Tech

Si të largoni ankthin dhe stresin? E thjeshtë, duke larë tapetet! Trendi i ri që po “pushton” rrjetet sociale!

Disa vite më parë, gjëja e re e çuditshme që pushtoi YouTube ishin videot ASMR që bënë bujë menjëherë pasi krijuan një ndjenjë ngrohtësie dhe relaksi. Trendi i ri aktualisht është për pastrimin e tapeteve. Disa nga këto videot e pastrimit të tapeteve ASMR të TikTok kanë mbi 39 milionë shikime.

TikTok u paguan krijuesve midis 2 dhe 4 cent për 1000 shikime, ndërksa këto kompani fitojnë lehtësisht nga 20 deri në 1600 dollarë në një video të vetme ASMR që ndoshta u merr vetëm disa minuta kohë. Disa nga këto video janë bërë për të ulur nivelin e ankthit, i cili është një nga problemet psikologjike më të përhapura sot në botë dhe të stresit, ndërsa të tjera madje premtojnë të ndihmojnë ata që vuajnë nga pagjumësia.

Gurutë e ASMR japin më të mirën e tyre me seanca që zgjasin dhjetëra e dhjetëra minuta në video. Këto video në vetëm pak vite janë dyfishuar, duke shkuar nga rreth 5 milionë në 2017 në 11 milionë në 2018. Kjo do të thotë se qindra video të reja ASMR prodhohen çdo orë në mbarë botën.