Celebrities

Si u pasqyrua fitorja e Ilir Shaqirit në mediat italiane!

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. Pas një eksperience të paharruar, që ka zgjatur më shumë se katër muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve. Pas mbërritjes së tij në studio ai u prit plot entuziazëm nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV. Iliri rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.

Pëpros lajmeve në vendin tonë, fitorja e Ilirit është pasqyruar edhe në mediat italiane ku shumë prej tyre e kanë përmendur atë si ish-balerinin e “Amici” që arriti të triumfonte në edicionin e “Big Brother VIP” në Shqipëri. Ja disa prej mediave kryesore të cilat kanë shkruar për fitoren e çmimit të madh të “Big Brother VIP” nga balerini Ilir Shaqiri.

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i parë por ai i ka mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë. Do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo shumë nga momentet e paharrueshme të këtij “Big Brother”-i. Pavarësisht gjithçkaje neve na mbetet të presim për edicionin e dytë të tij.

Ndërkohë ju kujtojmë se me të vërtetë u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” por nuk ka mbaruar ende gjithçka pasi vetë producentja Sara Hoxha ka bërë të ditur se do të ketë edhe tre puntata post Big Brother VIP, ku të gjithë pyetjet e publikut do të marrin përgjigje.