Lifestyle

Sigurisht që ti mendon se shoqja jote e ngushtë meriton ‘princin e kaltër’ por ja këshillat që duhet t’i japësh asaj!

Nëse beson se shoqja jote e ngushtë duhet të ketë një partner që ta meritojë, fillimisht bëji asaj disa pyetje thjeshtë për të parë se ҫfarë mendon ajo. Pyete për ndjenjat, si mendon ajo se do të shkojë kjo marrëdhënie. Duke i bërë pyetje për marrëdhënien e saj, ti kupton disa aspekte të ndryshme që nuk i ka pasur më parë. Sigurohu të mos i bësh pyetjet në mënyrë negative, thjeshtë në një mënyrë të hapur.

Nëse fillon edhe ndan me të histori të ngjashme me të dashurin tënd në të kaluarën, ajo mund të ndihet më rehat për të ndarë mendimet me ty dhe për të treguar disa momente joperfekte nga jeta e saj. Tregoji asaj që ti je aty për të, nuk ka rëndësi se si dhe pse.

Thjeshtë tregoji që do të kontrollosh se si do të shkojnë gjërat mes tyre dhe je e lumtur nëse gjithҫka është në rrugën e duhur. Mos bëj shumë presion në bisedë, thjeshtë lëri asaj të kuptojë që ti je e lumtur të dëgjosh për jetën e saj. Lëre bisedën të përfundojë. Nëse e përfundon bisedën natyrshëm, mikesha jote do të mendojë se gjithҫka që po thua është e natyrshme dhe origjinale.

Nëse mikesha jote do që të flasë më shumë, ajo e di që ti je aty për të. Duke e ditur që ju të dyja keni një marrëdhënie të ngushtë, ajo do të rikthehet për të folur me ty kur të jetë gati. Nëse ju të dyja jeni shpesh në fazën që flisni shumë për marrëdhënien e saj me të dashurin, por ajo nuk po sillet siҫ duhet, është momenti që t’i tregosh se mund ta bëjë këtë gjë edhe më mirë.

Sigurohu që frazat e tua të jenë të tipit “Po kërkoj gjënë më të mirë për ty” një mënyrë që t’i tregosh asaj se vërtet do më të mirën. Thjeshtë mos harro se janë disa marrëdhënie “sekrete” ato që ti nuk e di dhe nuk e merr vesh kurrë marrëdhënien mes një ҫifti, kështu nëse shoqja jote të tregon se si është puna, thjesht lutu që gjithçka të shkojë mirë.