Bota Botë e Çuditshme

Skanohet violina e famshme e Niccolo Paganini!

Violina, e cila u realizua në vitin 1743 nga krijuesi i famshëm i instrumenteve Giuseppe Bartolomeo Guarneri del Gesu, u bë e njohur pasi e përdori kompozitori dhe virtuozi italian Niccolo Paganini në shekullin e 18-të. Instrumenti muzikor i preferuar i virtuozit nga Genova e Italisë, i quajtur ‘Il Cannone’, u bë pronë e vendlindjes së tij pas vdekjes së tij në 1840.

Ekspertët nga Instituti Evropian për Rrezatimin Sinkrotron (ESRF) në Grenoble skanuan instrumentin dhe zbuluan se ai ishte ende në gjendje shumë të mirë pavarësisht shenjave të konsumimit dhe dëmtimeve të vogla të pashmangshme të shkaktuara nga mosha.

“Ka mikroçarje, por nuk ka nevojë të ndërhyhet në to. Violina është në gjendje të mirë”,-thanë ekspertët. Duke shtuar se është një instrument i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për cilësinë e zërit. “Shpresojmë që zbulimet e reja do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë sekretin e atij tingulli magjik”,-tha Paul Taforo.

Luigi Paolasini i ESRF, i cili ishte përgjegjës për projektin, tha se violina ishte e siguruar për 30 milionë euro dhe ishte transportuar nga Genova në Grenoble për ekzaminim. Laboratori ESRF është një nga punëtoritë më të mira në botë për riparimin dhe restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore historike. Ai funksionon si një mikroskop gjigant që rregjistron pozicionin dhe lëvizjen e atomeve në lëndën e kondensuar dhe të gjallë dhe zbulon strukturën e materies me gjithë bukurinë dhe kompleksitetin e saj.