Showbiz

Snoop Dog nderohet më një yll në bulevardin “Walk of Fame”, reperi nuk falenderon askënd tjetër veç vetes së tij

Dita e kaluar ishte shumë e veçantë për reperin e famshëm Snoop Dog. Më në fund edhe ai është nderuar me yllin e tij në bulevardin “Walk of Fame” si një artist shumë dimensional i cili jo vetëm këndon por aktron, drejton dhe prezanton spektakle televizive.

Fjalimi i tij pasi mori këtë vlerësim u komentua shumë në median rozë dhe një pjesë të fansave të tij nuk u pëlqeu. Për herë të parë ai u shfaq disi egoist duke falenderuar askënd tjetër veç vetes së tij.

“Dua të falenderoj veten që besova tek unë, dua të falenderoj veten për të gjithë punën e vështirë. Dua të falenderoj veten për të gjitha ditët pa pushime. Dua të falenderoj veten që nuk hoqa dorë. Dua të falenderoj veten si një njeri që jap më tepër sesa marr. Dua të falenderoj veten për përpjekjet e mira. Dua të falenderoj veten që kam qenë gjithmonë unë në çdo moment.” ,-tha reperi duke lënë mënjanë modestinë.