Showbiz

Sondazhet parashikojnë fitoren e Ermal Meta-s në Eurovizion

Ditë më parë, pas shumë vështirësish, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro arritën të triumfojnë në ‘Sanremo’ dhe ndërkohë ata po përgatiten për të përfaqësuar Italinë në Eurovizion.

Një sondazh i hapur në “Wiwibloggs” (faqje online mbi spektaklet e muzikës Europiane) më datë 29 janar ka parashikuar nëpërmjet votimeve fitoren e tij në festivalin e madh.

Sondazhi që vazhdon të jetë i hapur, momentalisht numëron mbi 14 mijë vota ku 3.559 shkojnë për Ermal Meta-n dhe Fabrizio Moro-n duke i renditur të parët dhe fitues.

Sa i përket Eugent Beshpepa-s që do të përfaqësojë Shqipërinë, ai renditet i 4-ti ndërsa më datë 8 shkurt ishte renditur i pari si më i preferuari i publikut.