Celebrities Gossip Showbiz

Sondazhi i TAR/Cila nga banoret mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje me televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen Cila nga banoret mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”? Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Françeska (53%), Sara (27%), Roza (13%) , Ilnisa (7%).

Sara Karaj është banorja e eliminuar mbrëmjen e kaluar nga Big Brother VIP. Ajo ishte në nominim me tre vajza të tjera, Roza, Ilnisa dhe Françeska. Publiku ka vendosur të shpëtojë banoret e tjera, por Sara nuk ka arritur ta kapërcejë këtë nominim të vështirë. Sara Karaj nuk kishte as biletë fati sepse hyrja e saj disa javë pas nisjes së spektaklit nuk ia mundësonte këtë.

Ndërkohë që mbrëmjen e kaluar u lexua edhe Zarfi i Zi që kishte mbërritur në shtëpi pas debatit të ashpër mes Eglës dhe Rikes, ku kjo e fundit i hodhi edhe pana banores teksa ishte ulur tek shkallët. Të dyja vajzat kanë dalë në nominim me njëra-tjetrën dhe të martën njëra prej tyre përfundon rrugëtimin e saj. Kush mendoni se largohet Egla apo Rikja? Kliko këtu për të votuar.