Sport

Spektakël, raste dhe 7 gola në stadiumin Air Albania! Tirana mundet nga Skëndërbeu…

Skënderbeu ka mundur me rezultatin 3-4 Tiranën në “Air Albania”, në një sfidë të çmendur e vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Sfida nisi mjaft mirë për korçarët, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda 17 minutash lojë, teksa diferenca u shkurtua nga Abazaj falë një 11-metërshi. Gjithsesi pas katër minutash Liço shënoi golin e tretë, teksa pas katër minutash të tjera Përgjoni ngushtoi sërish diferencat. Spektakli vazhdoi dhe në pjesën e dytë, me Franklin që shënoi në minutën e 62’ golin e katërt të korçarëve dhe të dytin personal. Në minutën e 73’, gjërat u bënë më të vështira për bardheblutë, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, teksa Patrik ngushtoi sërish diferencat në minutën e 84’. Kështu Tirana vazhdon të jetë në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e gjashtë me 25 pikë. Në intervistën pas ndeshjes, trajneri Ahmataj foli për humbjen duke thënë:

Është e vështirë por ngelëm dhe me 10 lojtarë dhe kjo e bëri edhe më të vështirë ndeshjen, patëm mundësi për ta barazuar dhe fituar ndeshjen, por nuk u realizua dot dhe ky është futbolli. Në goditjet standarte na kapën të papërgatitur dhe duhet më shumë vigjilencë dhe kështu pësuam dy golat e parë, ndikoi në anën psikologjike dhe në ecurinë e lojës, kemi luajtuar shumë mirë këtë periudhë dhe kjo ishte si një kolpo, djemtë e kapën ritmin por më pas ndeshja shkoi gjithnë në malore. Është e vërtetë pjesa e golva punojmë shumë për të mos pësuar janë momente neglizhence që na gjejnë të fikur ndonjëherë. Ermal Meta ishte më i riu për të shkuar në një pozicion që ishte mbrojtësi, rikthyem ndryshimin dhe kjo na dha ndryshim, nuk ka lidhje me rreshtimin se problemet që kishte një lojtar jashtë pozicionit.