Celebrities Gossip Showbiz

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother Vip 3! Ja ku mund ta ndiqni LIVE!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

Gjatë spektaklit të kaluar u hap një televotim për banorët më të preferuar. Publiku zgjodhi si 3 më të preferuarit Ilnisën, Romeon dhe Julin . Më pak të preferuarit Ervini, Gabriele dhe Elvisi do të shkonin në nominim së bashku me Vesën për mbrëmjen e sotme.

Për shkak të zarfit të kuq që kishte ardhur në shtëpi për Eglën, si lidere e shtëpisë, ajo duhet të bënte një zgjedhje. Egla duhet të zëvendësonte një nga të nominuarit me një tjetër banor të shtëpisë dhe zgjedhja e saj ishte të shpëtonte Elvisin dhe të sakrifikonte Fatjonin.